Dy tursitë të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Sarandë kanë pësuar një aksident.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa ata janë jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për një shtetas suedez 22 vjeç dhe një italian 31 vjeç.

Mësohet se dy turistët janë transportuar nga spitali i Sarandës drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Të rinjtë janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë, ë cilët kishin pësuar një aksident me motor, por falë ndërhyrjes së stafit të Urgjencës Mjekësore ata ndodhen tani jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorimin e stafit mjekësor” – konfirmon ministria në rrjetet sociale.