Dy shkollat e mesme të Komunës së Drenasit, përkatësisht Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë pranuar kompjuterë për nxënës, donacion ky nga Mbretëria e Bashkuar përmes organizatës IPEDU.

Përmes këtij donacioni do të ndihmohen shkollat e mesme në lëndët e Teknologjisë Informative, por edhe lëndët tjera në shkollat profesionale.

SHMP “Fehmi Lladrovci” ka pranuar 60 kompjuterë në mesin e tyre edhe laptopt, ndërsa Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 30.

Kompjuterët janë të përdorur, por ne gjendje të mirë. Komuna e Drenasit, falënderon Mbretërinë e Bashkuar dhe fondacionin SOLON nga Zvicra për këtë ndihmë.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit