Dy qarqe shqiptare po rrezikohen nga përmbytjet

Pas një thatësire të tejzgjatur, me nisjen e shirave po afrohet rreziku i përmbytjeve. E pikërisht nesër, dy qarqe të vendit rrezikohen pjesërisht: Korça dhe Gjirokastra.

Loading...

Ja si e ka parashikuar motin sot dhe nesër, IGJEUM:

Sot pasdite dhe nesër, e martë, 20 nëntor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16 °C

në vendet e ulëta: 11 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë