Dy komandantët e UÇK-së më të afërt se kurrë më parë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës u përcoll sot me debat të ashpër, kritika e lëvdata mes deputetëve.

Loading...

Por, gjatë seancës maratonike pati edhe momente relaksi mes të pranishmëve.

Këtë e dëshmon edhe kjo foto e realizuar nga fotoreporteri i Indeksonline gjatë punimeve të seancës.

Dy ish-komandantet e UÇK-së, Fatmir Limaj e Daut Haradinaj sot janë parë më të afërt se herëve tjera.

Ata shumë shpesh u panë duke komunikuar mes vete, duke dëshmuar se pavarësisht që janë në subjekte të ndryshme politike, raportet e tyre janë të mira dhe pa inate./Indeksonline/