Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka prezantuar dy aderimet më të reja në partinë e tij, Herolinda Murati-Leka ekonomiste dhe Aran Sallauka, fizoterapeut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Veseli ka shkruar se “Herolinda Murati-Leka, kandidate për doktoraturë në ekonomi dhe Artan Sallauka, fizioterapeut, dy të rinj plot perspektivë, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Herolinda është nga Gjilani dhe punon si konsulente financiare. Kurse, Artani jeton dhe punon si fizioterapeut në Zvicër”.

Veseli me këtë dy aderime të reja është shprehur se do ta ndërtojnë Kosovën.

“Me profesionistë të shumtë që çdo ditë po na bashkohen, ne do të ndërtojmë një Kosovë ku të rinjtë nuk na ikin, por qëndrojnë këtu, krijojnë familjen, rrisin fëmijët dhe punojnë këtu. Ky është një vizion që mund ta jetësojmë të gjithë së bashku, me punë të palodhur dhe me besim”, ka shkruar Veseli.

No tags for this post.