Një i ri në Korçë është vedorëzuar në polici, pasi teksa ishte duke parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës është konfliktuar me disa persona.

Më pas 28-vjeçari me inicialet J.H ka shkuar ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar me armë zjarri brenda në lokal, ku për pak sa nuk shkaktoi një masakër.

Policia ben me dije se J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, u vetëdorëzua në ambientet e Komisariatit të Policisë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, J.H. ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin “BMW”.