Droni i ri kinez i projektuar për fushëbeteja, mund të qëndrojë në ajër për 35 orë

Kina bëri prezantimin e dronit inteligjent, “Wing Loong I-D”, i cili është i projektuar për përdorim në fushëbetejat dhe që mund të qëndrojë në ajër për 35 orë.

Në deklaratën e bërë nga Institucioni Kinez i Aviacionit (AVIC) thuhet se testimet e dronit, i cili javën e kaluar realizoi fluturimin e parë në një aeroport në perëndim të vendit, janë kryer me sukses.

Droni Wing Loong I-D, prodhim 100 për qind kinez që mund të përdoret në kategorinë e armëve inteligjente, tërheq vëmendjen me motor me fuqi të lartë dhe vetitë e përmirësuara aerodinamike.

I projektuar posaçërisht për fluturime ushtarake të zbulimit, droni mund të mbajë 10 raketa të ndjeshme për goditje nga ajri.

Droni me kapacitet transportues 400 kg, mund të qëndrojë në ajër për 35 orë pa furnizim me karburant.