Drogë e armë në Skenderaj

Gjatë orëve të natës të datës 18 nëntor 2018, Policia në Skenderaj, ka ndaluar një veturë civile me targa vendore, ku pas një kontrolli të detajuar ndaj drejtuesit të veturës janë identifikuar dhe janë sekuestruar gjëra të kundërligjshme: një armë dhe substancë e dyshuar narkotike.

Loading...

Me këtë rast në çantën e krahut që posedonte i dyshuari tashmë i arrestuar nga Policia janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • një pistoletë
  • shtatë fishekë
  • një tytë (rezervë) pistoletë
  • një sasi bimë dyshohet të jetë substancë narkotike
  • një kuti për grirjen e bimës narkotike

I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është:

E. G., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rast për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘posedim të substancave narkotike’.