Drogë brenda mishit për tia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës, prangosen vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës një sasi prej 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Droga ishte për Lul Cakën, një personazh i njohur i botës së krimit i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Kosovës.

Loading...

Ndërkohë zyrtarisht nuk është bërë i ditur emri i të burgosurit të cilit i ishte destinuar sasia e mishit.

“Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje”.

Të arrestuar janë vëllezërit, Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje. Personi i shpallur në kërkim është I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. /lapsi/