Drita me marrëveshje të madhe (FOTO)

Drita është bërë me sponsor të ri. B Automotive AG është sponzori më i ri i klubit.

Loading...

Sot është nënshkruar marrëveshja për sponzorizim në mes të dy palëve ku për sezonin 2018/2019, JB Automotive AG do të jetë në partneritet me FC DRITA me mundësi vazhdimi, përcjellë Gazetasheshi.com.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori klubit, Feti Murseli dhe pronari Januz Byqmeti, i cili është shprehur tejet i kënaqur që kompania e tij ka gjetur hapësira për t’u promovuar në ekipin kampion të Kosovës.

Kompania JB Automotive AG është sallon i veturave luksoze që operon në Zvicër dhe është në pronësi të Januz Byqmetit dhe Artan Nuredinit, dy bashkëatdhetarëve gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.