Drenori tregon sa është borxhi i degës së PDK-së në Drenas ndaj Ujësjellësit “Prishtina” (FOTO)

576 euro është borxhi i ujit që dega e PDK-së në Drenas i ka Ujësjellësit “KRU Prishtina”.

Loading...

Këtë e ka bërë të ditur Xhavit Drenori, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai madje ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në mbledhjen e kësaj shume për ta shlyer borgjin e PDK-së ndaj Ujësjellësit “KRU Prishtina”, shkruan DrenicaPress.

Lexojeni të plotë postimin e Drenorit:

APEL PËR NDIHMË !

“Ftohen” qytetarët e Komunës së Drenasit që, sipas mundësive, të ndihmojnë me grumbullimin e shumës prej 576,35 Euro, për të paguar borgjin që PDK-ja, dega në Drenas, i ka mbetur Ujësjellësit “KRU Prishtina”.

Mos harroni, SHUMË FITORE JANË FESTUAR NË KËTË ZYRE, edhe pse ajo ishte UZURPIM klasik i pronës komunale (dëmi llogaritet mbi 50.000,00 Euro).

Para disa javesh PDK, dega në Drenas, u detyrua ta braktisë këtë zyre, që vite më parë e kishte uzurpuar/pronë komunale(për shkak të presionit publik por edhe nga hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria përkatëse), dhe borgjet KRU Prishtina, KEDS-it dhe ndermarrjeve tjera shërbyese besoj që është jo “korrekte” nga ne qytetarët e komunës sonë t’i lëjmë pa paguar.

PS.: Kryetar Lladrovci dhe Kryesues i Kuvendit, z. Halilaj, ju bëftë mirë dreka që nga taksat tona po e shtroni për asamblista nesër!
Mos harroni, patët thënë që zyra e kuvendit të komunës sonë nuk ka mjete financiare për mbulimin medial të seancave të kuvendit, duke e vrarë edhe atë pak transparencë karshi qytetarëve të komunës së Drenasit.

Urime – Suksese

Harami herdokurë del!
E në fakt, unë po e shoh që nuk është larg.

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori