Drenori mbulon zyrën e PDK-së me postera (Foto)

Asamblisti i Kuvendit komunal të Drenasit, Xhavit Drenori ka ndërmarrë një aksion mjaft interesant ndaj zyrave të PDK-së në Drenas.

Drenroi ka mbuluar zyrat PDK-së me disa postera në të cilat shkruhet: STOP- Pronë komunale e uzurpuar nga dega e PDK-së.

Dëmet e shkaktuara nga uzurpimet janë rreth 50 mijë euro ose 5 shtëpi për skamnor.

“ Akt protestues në mbrojtje të pronës komunale. Të gjithë historinë e këtij keqpërdorimi të pronës komunale do ta mësoni më vonë, në një postim të radhës”, shkruan Drenori.

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Lexo tjetër  Makërmali i Skenderajt pritet të bëhet me këtë shkollë moderne