Mjetet e pashpërthyera po vazhdojnë të paraqesin rrezik për banorët e rajonit të Drenicës.

Rasti i fundit u regjistrua ditën e djeshme në Drenas, transmeton Drenica Press

Mësohet se një qytetar ka informon se përderisa ishte duke punuar në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes . Njësia policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt. /Drenica Press/