Drenicaku i drejtohet Kryeministrit Haradinaj me këto këshilla, për mos ta izoluar Kosovën

Shkruan:Hysni Gashi

Z.Kryeministër BE-ja që disa vite u’a ka bërë të qartë se pa e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin të nivelit të lartë të zyrtareve shtetëror dhe pa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka liberalizim të vizave. z. Kryeministër qytetaret e dinë se faji nuk është të BE-ja që po e mban Kosovën të izoluar, por faji është pikërisht të institucionet e shtetit tonë që nuk po i kryen detyrat shtetërorë dhe prandaj jemi të izoluar.

Z. Kryeministër luftoje krimin e korrupsionin dhe gjeni mënyrën për ratifikimin e demerkacionit nëse dëshironi viza. Vërtet është Marre me dhanë toke për viza vetëm ma marrë është per ju klikën politike dhe qeveritare që veç e keni trash korrupsionin dhe asnjëherë nuk e keni luftuar.

Me 75 zv ministra, me 20 Ministra, me 204 këshilltar politik, me rritje rrogash vetëm 4% për qytetaret dhe 120% për veten tuaj mos mendoni me u hjek vizat. Stabiliteti politik dhe ekonomik, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, bashkëpunimi rajonal, forcimi i rendit dhe ligjit janë vetëm disa nga parakushtet e BE-së për liberalizim. Prandaj Kryeministër me 70 mije familje me asistence sociale e me 70% të pa punë që i keni lënë rrugës nuk ka VIZA.

Lexo tjetër  Trimëria e burrit të madh të Drenicës -Shaban Palluzhës dhe kryengritja e tij kundër Jugosllavisë