Drenica e Ballkani kanë barazuar me rezultat prej 1 me 1, derisa Drita ka pësuar në shtëpi humbje nga Flamurtari me rezultat prej 1 me 2.

Tahiri i kishte dhënë epërsinë Drenicës në minutën e 39, derisa në pjesën e dytë klubi nga Suhareka arriti të barazonte shifrat përmes Topallit.

Në sfidën tjetër Drita pësoi në shtëpi nga Flamurtari.

Burba i dha epërsinë Dritës në minutën e 24. Megjithatë në pjesën e dytë mysafirët përmbysën gjithçka, duke shënuar dy herë.

Kelmendi e Bruqi u përkujdesën që pikët e plota t’i merrte Flamurtari.