Feronikeli sot feston titullin e kampionit të Kosovës në futboll, gjithashtu edhe DigitAlb Kupën e Kosovës, me një ceremoni fantastike që është paraparë të fillojë prej orës 20:00.

Festë e menduar deri në detajin e fundit, do të mbretërojë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të kampionëve të Kosovës.

“Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët.

Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza).

Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas”,-thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Feronikelit.