Drenasi që nga 2009-ta, pa asnjë vrasje

Edhe pse Gllogoci apo Drenasi siç njihet nga shumica e  qytetarëve që nga paslufta, që nga viti 1999-të, cilësohej si një nga zonat më të militarizuara në vend, në këtë qyetet të Kosovës, që nga viti 2009-të nuk ka ndodhur asnjë vrasje. Këtë e ka konfirmuar për portalin e lajmeve “Infokusi”, Komandanti i stacionit policor në Gllogoc, Driton Morina. Kurse incidentet më të shfaqura në këtë komunë janë ato të vjedhjeve, asgjësim i pronës dhe lëndime të lehta trupore, ndërsa bashkëpunimi qytetarë-polici, është gjithnjë në rritje, falë angazhimit të policisë përmes kontakteve me qytetarë dhe institucionet tjera komunale, transmeton portal i lajmeve “Infokusi”.
“E Konfirmojmë se që nga viti 2009 nuk ka pasur rast të vrasjes në Gllogocdhe se rasti i fundit i vrasjes është me datën 22.05.2009”, ka konfirmuar për “Infokusin”, Komandanti i stacionit policor të Gllogocit, Driton Morina.
Ndërsa liddhur me gjendjen e sigurisë në përgjegjësinë e Stacionit policor të Gllogocit, Morina ka thënë se gjendja atje është e mirë edhe përkundër zhvillimeve të shumta në nivel vendi e që në një formë apo tjetrën kanë ndikuar edhe në këtë pjesë të Kosovës.
“ Gjenda e sigurisë në komunën e Gllogocit vlerësohet e qetë edhe përkundër zhvillimeve të shumta në nivel vendi të cilat në një formë apo tjetrën kanë mund të kenë ndikim te sigurisë edhe ne zonën tonë të përgjegjësisë”, i ka thënë “Infokusit”Morina.
Kurse incidentet që janë më të shfaqura, janë ato të vjedhjeve të rënda, agjësim apo dëmtim prone dhe lëndime të lehta trupore.
“Incidente më të shpeshta që ndodhin në zonën e përgjegjësisë së Gllogocit janë rastet e vjedhjeve të rënda, vjedhjet, asgjësim apo dëmtim prone dhe lëndim i lehtë trupor”, tha Morina.
Ndërkaq Morina ka potencuar faktin se niveli i bashkëpunimit mes Policisë dhe qytetarëve të Gllogocit, është i një niveli të mirë dhe se po punohet vazhdimisht në ngritjen e këtij bashkëpunimi me anë të kontakteve të shumta me përfaqësuesit e fshatrave apo lagjeve, përfaqësues të shkollave, institucioneve komunale, organizatavei dhe përmes patrullimeve dhe vizitave në tërë zonën e përgjegjësisë së këtij stacioni.
“ Niveli i bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve  të komunës së Gllogocit është në nivelit të mirë. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gllogoc, në vazhdimësi është duke ndikuar në ngritjen e këtij niveli përmes angazhimeve të shumta në teren si; kontaktet e shpeshta me përfaqësuesit e fshatrave/lagjeve, përfaqësues të shkollave, institucioneve komunale dhe organizatave tjera që veprojnë në komunën e Gllogocit, pastaj përmes patrullimeve dhe vizitave në tërë zonën e përgjegjësisë etj”, tha për “Infokusin” Komandanti i Stacionit policor të Gllogocit, Driton Morina./Infokusi.com/