Drenasi mban dy manifestime të artit muzikor dhe humorit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me SHKA “Shotë Galica” në Drenas mbanë manifestime të artit muzikor dhe humorit: Festivali i instrumentistëve dhe këngëtarëve të vegjël popullor “ Tingujt e vendlindjes” Drenas dhe “Ditët e humorit Drenasi 2017”

Në festivalin e instrumentistëve dhe këngëtarëve të vegjël popullor “ Tingujt e vendlindjes” Drenas, morën pjesë Ansamble folklorike nga Prishtina, Fushë Arrëzi, Dardana, Drenasi, e Malisheva, prezantuan para publikut të Drenasit vlerat e mirëfillta të folklorit tonë. U dalluan për një nivel të lartë interpretimi të instrumentaleve, por u dalluan edhe solist e soliste që me një nivel të lartë u paraqitën në këtë festival tashmë tradicional.
Juria në festivalin për prezantimet më të mira ndau këto shpërblime:
1. Këngëtarja më e mirë u shpall Erëza Pali nga Fushë Arrezi
2. Këngëtari me i mirë Festim Mazreku, Malishevë
3. Formacioni me autokton Grupi nga Prishtina
4. Instrumentisti më i mirë Pëllumb Gashi, SHKA “Shotë Galica” Drenas
5.Orkestri më i mirë nga Fushë Arrëzi
6.Dueti më i mirë Anita Haziri dhe Mirëlind Bajraktari, SHKA “Shotë Galica” Drenas
7. Grupi më i mirë popullor, SHKA nga Prishtina
8. Çmimi special “Bekim dhe Shpend Bajraktari” iu nda SHKA “Shotë Galica” në Drenas.

“DITËT E HUMORIT DRENASI 2017”

Ndërsa në manifestimin “Ditët e humorit Drenasi 2017”, adhuruesit e humorit kishin rastin të argëtohen për afro dy orë me humoristë e grupe humori. Morën pjesë: Grupi i Skenderajt, Teatri Pejës, Ardit Hoxha nga Skenderaj, Grupi Presheva, Teatri Klinës, Osman R Gashi, Arton Kalimani, “Art Mesazh” nga Peja, Orhan Abazi, Drilon Veselaj etj.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu me këtë rast falenderoi të pranishmit, duke u shprehur “ Për ju kultivues dhe miq të vlerave më të çmueshme të humorit, artistë e dashamirë në festivalin “Ditët e humorit Drenasi 2017” i njëzeti me radhë, do të ketë çasje plotësisht të re ndaj ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave të mirëfillta dhe të qëndrueshme të kulturës sonë, të të gjitha llojeve dhe zhanreve të begatisë së humorit të traditës”. Ajo përgëzon të gjitha grupet dhe individët pjesëmarrëse në festival.
Këto grupe e humorist individual përmes artit të tyre komik kritikuan e vunë në pah shumë dukuri negative të shoqërisë sonë si korrupsioni, injoranca, padituria etj.

Juria në përbërje:
Ismet Krasniqi, Lala -aktor,
Afrim Krasniqi – aktor dhe
Skënder Hasi – Shef i Kulturës në Drenas ndau çmimet për grupet dhe individët më të mirë.

Grupi më i mirë:
Vendi i parë: Grupi “Art Mesazh” nga Peja,
Vendi i dytë: Teatri “Kaqurrelat” nga Skënderaj,
Vendi i tretë: Grupi Humoristik nga Presheva

Ndërsa individët më të mirë:
Vendi i parë: Ardit Hoxha nga Skënderaj,
Vendi i dytë: Artan Kahrimani nga Peja,
Vendi i tretë: Loni Azemi nga Klina.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit