Drenas, vdes veterani i UÇK-së, vëllai i heroit të Kosovës

Mbrëmë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë veteran i UÇK-së, Sabit Hasan Halilaj.

Loading...

I ndjeri ishte ndër pjesëtarët e parë të UÇK-së në Brigadën “Adem Jashari”, në zonën operative të Drenicës. Ai ishte edhe vëllai i heroit të Kosovës, Ragip Halilaj.

Varrimi bëhet sot në orën 14:00 në Tërrdevc të Drenasit.