Drenas, të gjitha shkollat kanë ngrohje

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ndjen për obligim të njoftoj të gjithë qytetarët, se të gjitha institucionet arsimore në Komunën tonë, kanë ngrohje.

Loading...

DKA-ja në Drenas, Drejtori Tafil Halilaj me stafin e Drejtorisë, kanë vizituar të gjitha shkollat në Drenas dhe janë njoftuar për së afërmi nga drejtues të shkollave për mungesën e lëndës djegëse, mirëpo ne asnjë prej institucioneve nuk ka munguar ngrohja, të gjitha shkollat kanë pasur ngrohje, përjashtimisht ditën e hënë me datë 19.11.2018, SHFMU “Rasim Kiqina” nuk ka pasur ngrohje, por DKA-ja ka intervenuar dhe të nesërmen ka siguruar lëndën djegëse në këtë shkollë si dhe për të gjitha ato shkolla që kanë pasur sasi të vogla të lëndës djegëse.

Problemi për t’i furnizuar me lëndë djegëse të gjitha institucionet arsimore për vitin shkollor 2018/2019, nuk qëndron të DKA-ja, por tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila ka nxjerr një vendim shumë vonë, përmes të cilit ka ndaluar shkollat të përdorin si lëndë djegëse për ngrohje thëngjillin. Ky vendim i MASHT-it ka detyruar DKA-në në Drenas, që fillimisht ta tërheq kërkesën nga prokurimi për blerjen e thëngjillit dhe të rishpall tenderin për lëndë djegëse (dru) nëpër të gjitha institucionet shkollore me çka edhe ka krijuar vonesa në zgjedhjen e furnitorit.

Vendimi i MASHT-it, Komunës së Drenasit, gjegjësisht DKA-së, i ka shkaktuar edhe probleme buxhetore, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për këtë vit shkollor, duke e ditur se shpenzimet për ngrohje me dru janë katër  fish më të larta se sa ato me thëngjill.

Prandaj lusim të gjitha subjektet politike në Drenas, të mos keq informojnë qytetarët e Komunës së Drenasit lidhur me këtë çështje, sidomos Anëtarët e Kuvendit Komunal të cilët janë mirë të informuar.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar ne respektimin e ligjit dhe ne shërbim të qytetarëve.