Drenas, shkolla “Rasim Kiçina” nis aktivitetet për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)

Dita e madhe e shqiptarëve të Kosovës po afrohet. E për ta bërë këtë ditë sa më madhështore, shkolla “Rasim Kiçina” në Drenas ka nisur të shfaqë aktivitete të ndryshme.

Loading...

Drenica Press mëson se në të gjitha klasat e shkollës është shfaqur një prezantim i shkurtër me projektor nga arsimtari i Historisë, Selami Elshani, duke paraqitur ngjarjet dhe personalitetet më të njohura, të cilët kontribuuan dhe dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktivitete e arsimtarit në fjalë nuk përfunduan me kaq. Pas një punë të lodhshme, ai arriti të hap edhe një ekspozitë brenda objektit shkollor, me punime të nxënësve të klasave të nënta.

Puna dhe aktiviteti i mësimdhënësit dhe nxënësve në këtë ekspozitë, me personalitetet më të shquara të shekullit të fundit, vetëm se kanë filluar t’i japin jehonë festë së madhe të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Drenica Press/