Drenas, policia arreston vozitësin e dehur në Llapushnik, pasi nuk ndaloj makinën dhe ofendoj policinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një vozitës të dehur në fshatin Llapishnik të Drenasi, pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e policisë, transmeton Drenica Press.

Në një komunikatë për media Policia e Kosvës thotë se “është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi qe i njëjti në gjendje të dehur nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën. Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor. I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke.