Drenas, përplasje mes banorëve e komunës për prerjen e pyllit në Çikatovë të Vjetër

Banorët e Çikatovës së Vjetër kanë protestuar kundër vendimit të komunës për prerjen e pyllit

Shumë drunj në malet e Çikatovës së Vjetër shumë shpejt do të priten nga Komuna e Drenasit.

Loading...

Ky institucion ka marrë leje nga Feronikeli për drunjtë të cilët do të përdoren për ngrohjen e shkollave në këtë komunë.

Por banorët e Çikatovës kanë dal kundër këtij vendimi. Ata thonë se toka u takon atyre.

Petrit Morina, njeri nga banorët, pohon se këto male i ka trashëguar nga të parët.

Morina thotë se argument se këto toka janë të tyre, është se çdoherë janë pyetur nga fabrika kur kanë dashur të bëjnë kërkime gjeologjike, dhe çdoherë për këtë, iu është bërë kompensimi.

Edhe Skender Morina, thotë që ka dyqind vite që kjo tokë është pronë e familjes.

Ai thotë se ata nuk janë kundër Feronikelit, por problemi i tyre është me Komunën e Drenasit, e cila po ia mbanë anën një kompanie private, në dëm të qytetarëve.

Banorët e Cikatovës së Vjetër, janë inatosur edhe më shumë, kur kanë mësuar që Komuna, pa u konsultuar me ta, ka marrë leje nga Fabrika e Feronikelit për prerjen e drurëve në malet, që pretendojnë, se janë të tyre.

Komuna, sipas banorëve, disa herë ka tentuar që më forcë të hynë në tokat e tyre, por që ata nuk kanë lejuar.

E nga Komuna e Drenasit, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se këto prona janë të regjistruara ne planin kadastral të Neë Coo Ferronikeli në zonën kadastrale të Çikatovës së Vjetër. Komuna e Drenasit sqaron se ato prona për nevojat e fabrikës së Ferronikelit janë të regjistruara ne emër të kësaj kompanie pas zhvillimit të procedurës së shpronësimit nga vitet e 70-ta e tutje.

Shqetësimet e banorëve të këtij fshati qëndrojnë ne atë se kur është bërë shpronësimi për pronat e tyre nuk kanë pranuar kompensimin e ofruar nga ndërmarrja dhe kanë vazhduar me ankesa përmes Gjykatës.

Ndërkohë, ekipi i T7, nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Fabrika e Ferronikelit.

Ndërkohë, probleme të tilla, kanë edhe banorët e tjerët të fshatit. Ata disa herë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në formë të protestës, me arsyetimin se po i mbrojnë tokat e tyre.