Drejtues të Komunës Växjö të Suedisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Vushtrri

 

Një delegacion i lartë nga Komuna Växjö e Suedisë, ka filluar sot vizitën zyrtare në qytetin e Vushtrrisë, ku përveç bashkëpunimit me Komunën e Vushtrrisë do të vizitoj edhe disa institucione si dhe disa kompani private, ka bërë të ditur komuna nëpërmjet një njoftimi.

Delegacioni suedez po kryesohet nga Katerina Vimberg, anëtare e kryesisë së Qeverisë komunale të Komunës së Växjö.
Delegacionin suedez sot e ka pritur kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, i cili e ka njoftuar me të arriturat por edhe me sfidat me të cilat përballet Komuna e Vushtrrisë. Nga ky bashkëpunim zyrtar i filluar vitin e kaluar, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se pret që suedez të bartin përvojat e tyre të mira tek Komuna e Vushtrrisë. Delegacioni është pritur edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova.
Në shenjë respekti për bashkëpunimin e mirë mes dy Komunave, të enjten Kuvendi Komunal i Vushtrrisë në seancë solemne do të shpall qytetar nderi dy zyrtare të Komunës Växjö.
Komuna e Vushtrrisë deri më tani nga Komunës Växjö është duke gëzuar mbështetje në hartimin e politikave të diversitetit dhe menaxhimit të mbeturinave si dhe përkrahje të personave me nevoja të veçanta.