Drejtori i DBZHR-së, Nasuf Aliu, merr mbështetje për realizimin e projekteve në bujqësi

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, me bashkëpunëtor ka realizuar një takim më përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga Katari “Qatar Charity-Kosova” ku u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mbështetje të sektorit të bujqësisë në komunën e Mitrovicës.

Më këtë rast drejtori i kësaj organizate z.Mahmoud Abass Shaker u shpreh i kënaqur me vizitën e përfaqësuesve komunal, të cilëve ju siguroi që shumë shpejtë do ti mbështesin në realizimin e projekteve të tyre prioritare.
Kjo nuk është hera e parë që ne si komunë kemi mbështetje nga “Qatar Charity-Kosova”, e cila është treguar bashkëpunuese edhe në implementimin e  shumë projekteve të tjera në komunën tonë.
Ndërsa drejtori për Bujqësi dhe zhvillim Rural, Nasuf Aliu, në emër të tij dhe në emër të komunës ka falënderuar z.Mahmoud Abass Shaker për gatishmërinë e tij të treguar në përkrahje  të bujqësisë në Komunën e Mitrovicës. Gjatë këtij takimi drejtori Aliu shpalosi edhe projektet konkrete nga sektori i blegtorisë, perimtarisë dhe bletarisë të cilat janë mundësi ideale për tu mbështetur.
“Mision i drejtorisë sonë, është rritja e kapaciteteve të fermave ekzistuese, përkrahja për fermerët të sektorëve të ndryshëm,  përmes subvencioneve dhe dhënies së këshillave profesionale për rritjen e kapaciteteve të fermave, si në blegtori, bletari, pemëtari dhe të tjera”, tha drejtori Aliu.
Ishte mëndim i përbashkët i të dy palëve që në takimin e ardhshëm të mbështeten projekte konkrete dhe ato të realizohen brenda afateve sa më optimale.

Loading...

14060310_10202112451449426_279714279_o.jpg