Drejtori Aliu themelon komisionin për verifikim të dëmeve në bujqësi

 

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, me bashkëpunëtorë, ka vizituar të hënën disa lokacione ku ka pas vërshime nga reshjet e fundit të shiut, të cilat patën për pasojë dëmet e shumta në shtëpi dhe të tjera “Sitnica”.
Ai tha se, në kuadër të drejtorisë është themeluar komisioni për verifikimin e dëmeve të shkaktuara në fushën e bujqësisë, i cili fillimisht do të identifikoj lokacionet, e më pas do të bëjë vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve.
“Kemi filluar me vizita në terren për të parë gjendjen aktuale dhe pas vlerësimit të dëmeve, komisioni i themeluar në kuadër të drejtorisë, fillimisht do të dalë me një raport të përgjithshëm mbi dëmet e shkaktuara, ndërsa më pas me verifikimin e dëmeve individuale që i janë shkaktuar   secilit fermerë”, tha Aliu.
Sipas tij, përveç identifikimit të tokave bujqësore që kanë pësuar dëme dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, do të bëhet edhe identifikimi i pikave prej nga po shkaktohen këto dëme, që zakonisht po preken tokat në afërsi të lumenjve, në mënyrë që të punohet për hartimin e një strategjie afatgjatë të zgjidhjes së këtij problemi.
Sa u përket dëmeve të shkaktuara, pas verifikimit të tyre nga ana e komisionit, fermerët do t’i drejtohen ministrisë përkatëse për mundësin e dëmshpërblimit.
Loading...