Dosja e tenderit milionësh që e çoi OSHP-në në Prokurori (Dokument)

Një tender milionësh ka përfunduar në duart e Prokurorisë së Shtetit për t’u hetuar për keqpërdorime të shumta.

Loading...

Kompania e Sigurimeve Fizike, “Security Code” ka paditur Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) për tenderin “Ruajtja dhe sigurimi i Objekteve të KEK-ut.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, në krye me Blerim Dinën, do të hetohet nga Prokuroria e Shtetit për shkak se ka marrë vendim qe këtë tender t’ia jap kompanisë “Rojet e Nderit”, pa thirrur fare palët e përfshira në këtë proces.

“Gazeta Blic” ka siguruar dosjen e plotë të tenderit, ku kompania tjetër garuese për këtë tender “Security Code”, ka bërë ankesë, dhe nuk është ftuar fare në seancën e OSHP-së.

Madje, kjo kompani ka ngritur edhe kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, ku pretendon se kompania fituese e shpallur nga OSHP në mënyrë të kundërligjshme është shpallur fituese.

Kompania “Security Code”, në kallëzimin penal konsideron se OSHP dhe autoriteti kontraktues- KEK e kanë favorizuar Operatorin Ekonomik- “Rojet e Nderit”, duke e shpallë fitues ndonëse ka 13 shkelje ligjore, megjithëse ka ofertuar me një çmim më të lirë.

Operatori Ekonomik “Security Code” konsideron se shpallja e fituesit është bërë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga KEK-u për këtë tender.

Një nga shkeljet që po pretendon “Security Code” është vlera për të paguar Trustin Pensional që ka paraqitur kompania “Rojet e Nderit” për punëtorët e saj, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Tjetër shkelje, që po pretendon kjo kompani nga gjithsejtë 13 është edhe ajo që kompanisë fituese i mungon një referencë në vlerën minimum 1 milion euro, për periudhën kohore 2014, 2015, 2016 siç është kërkuar në dosjen e tenderit.

“Nëse merret parasysh viti i përfundimit të kontratave, atëherë OE fituese i mungon një referencë me vlerë 1 milion euro, pasi që kontrata e paraqitur e UP-së ka përfunduar më 1017, vit ky në të cilin është bërë edhe publikimi i njoftimit për kontratë”, thuhet nder të tjera në pretendimet e “Security Code”.

Ndër të tjera, kompania ankuëse pretendon se ka mashtrim edhe në llogaritjet tatimeve për paga dhe në vlerën e përcaktuar për shujta të punëtorëve.

Kjo është padia e plotë, të cilën e ka siguruar Gazeta Blic:

Ndërkohë, sipas një komunikimi përmes emailave që ka siguruar “Gazeta Blic” zyrtari i prokurorimit, Ymer Dragusha ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me këtë tender.

Në përgjigjen e tij, thuhet se për autoritetin Kontraktues KEK sh.a është e habitshme se si vendimi i marrë nga paneli shqyrtues meqë është shumë e qartë se nga oferta e Operatorit Ekonomik “Rojet e Nderit” mund të konstatohet llogaritja e gabuar për shërbimin për një orë roje dhe siguri të objekteve dhe se mund të vëreni se nuk janë të përfshira të gjitha shpenzimet që do të jenë të domosdoshme gjatë realizimit të kontratës.

Bazuar nga këto të dhënë më lartë zyrtari k prokurorimit ka konstatuar se ky Operator Ekonomik është e pamundur të mbulojë shpenzimet e tij respektivisht të realizojë kontratën me çmimin 2.08 € pa TVSH respektivisht 2,45 € me TVSH për orë pune dhe çmimi i tij është vlerësuar si çmim jo normalisht i ulët.

Në vendimin e referuar nenit 1 dhe 6 të LPP-es, paneli shqyrtues sipas zyrtarit të prokurorimit është dashur ta kenë parasyshe se me nënshkrimin e kontratës me një OE që nuk mbulon apo nuk ka propozuar të gjitha shpenzimet për realizimin e kontratës, dëmet që do të shkaktojë autoriteti kontraktues janë të mëdha dhe nuk janë marr parasysh që gjatë realizimit të kontratës asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse e palës tjetër për humbjen gjatë realizimit të kontratës, apo të ndonjë humbje apo dëmtimi indirekt si pasojë e çmimit të vlerësuar gabimisht të ofertës së Operatorit Ekonomik, por për dëmet e shkaktuara përgjegjës do të jenë çdo palë e involvuar gjatë vlerësimit deri te nënshkrimi i kontratës për marrjen e vendimit jo profesional.

Ky vendim gjithmonë sipas tij, ka të bëjë me një vendim nga paneli shqyrtues i cili është plotësisht i pa drejtë, përkundër që nga shqyrtimet në seancën kryesore kanë qenë të bindur se paneli shqyrtues a ka të qartë se Operatori Ekonomik i eliminuar ka ofruar me çmimin jo normalisht të ulët dhe se do të aprovohet vendimi i autoritetit kontraktues.

Nga takimi Dragusha ka pohuar se kanë mbetur të habitur edhe nga ekpserti i OSHP-së z.Agim Shaqiri i cili sipas tyre nuk ka bërë dallimin në mes tatimit në pagë dhe tatimit mbi vlerën e shtuar dhe insiston që në llogaritjen e tyre ka llogaritje të dyfishtë dhe këto tatime janë të veçanta dhe nuk kanë tretman të njëjtë.

E, sipas tyre kjo gjë është habi, pra, si mund të merret nga Paneli shqyrtues një vendim i tillë kur dhe vetë ata konstatojnë se kanë çmimin e shujtës për një muaj 2,00 € dhe nuk e dinin se a është e mundur të kenë marrëveshje kontrate me ndonjë restorant një shujtë ditore prej 0.09€ për së paku 400 punëtore apo 800.00 € në muaj.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë nga zyra e prokurorimit: 

 

Ndërkaq nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit duke mos dhënë sqarime se si është marrë ky vendim, kanë theksuar se gjithçka për këtë rast është thënë në vendim.

“Të nderuar, sa i përket pyetjeve tuaja OSHP ju njofton se të gjitha këto të dhëna gjenden në vendimin e panelit shqyrtues”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së dhënë për Gazeta Blic.

Ky është vendimi i OSHP-së, të cilin Gazeta Blic do ta publikoj të plotë: