Dosja e Shefave XVII: Autoriteti i Adem Grabovcit mbi tre komandantë

Insajderi sjell gjashtë biseda telefonike të Adem Grabovcit. Tri janë me Sylejman Selimin, një me Azem Sylën dhe dy tjera me persona tjerë. Në këto biseda, Grabovci ka autoritet të lartë për të vendosur për gjithçka.

Loading...

Adem Grabovci, ishte më i fuqishëm sesa dy komandantë të UÇK-së. Njërin e urdhëronte që një proces ta kthente në pikën zero, dhe tjetrit nuk ia punësonte dikë në KEK.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla dhe pasardhësi i tij, Sylejman Selimi, ishin nën kontrollin dhe autoritetin e Adem Grabovcit. Kjo dëshmohet në përgjimet telefonike që sjell Insajderi në serinë e VXII të Dosjes së Shefave.

Grabovci, deklarohej se kishte autoritet edhe mbi një “komandant” tjetër. Atë të Policisë së Kosovës. Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

“Daja, n’telefon”, i thotë Azem Syla, Adem Grabovcit.

“Po, shoku dajë”, i përgjigjet ai.

Syla kalon direkt në temë. Ia jep numrin e dosjes së së konkurrimit.

“A din për qatë emër që the sot, nuk kish kunkuru, a pe din? E veta, numrin e dokumentave ose dosjes e kish 50. Edhe n’KEK… N’KEK, kish kunkuru”, thotë Syla.

“A jo…, ato, ato as që janë marrë në shqyrtim”, ia kthen Grabovci.

“Ëhë, ëhë, pe di, se m’the… Ça, mi bo pra kti”, e pyet Syla.

“Jo valla, aty le ta harron, s’merrna me to unë”, ia kthen Grabovci, derisa Syla e pyet se a bën diku gjetiu t’i bëhet një vend pune.

Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me Sylejman Selimin, aso kohe komandant i FSK-së. Syla, ishte larguar më vonë nga ky post për t’u bërë ambasador në Shqipëri. Aktualisht është në burg, i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës për krime lufte.

“Atje, qysh osht? A po kthehet n’pikën fillestare”, e pyet Grabovci, Sylejman Selimin. Me pesë “po”, i përgjigjet ai.

“Po, po u kry, okej qashtu, jo n’fillestare po veç tash, qita çka jem, na jem t’partë tash”, thotë Sylejman Selimi.

“E kom çu, e kom çu guzhvë unë me ata, se di? A e din a jo”, e pyet Grabovci, Selimin.

“Po more e di, e di, po se di vallahin mos t’ja, t’ja nxjerrin bishtin”, përgjigjet Grabovci.

Sylejman Selimi e Adem Grabovci, kanë edhe dy biseda tjerë. Flasin për procese, por nuk përmendin emra.

Ndërkaq, në një bisedë tjetër Grabovci flet me një person të quajtur Gani Nikçi. Nikçi i raporton Grabovcit se si ka kaluar në intervistë. Lavdërohet se ka qenë shumë i mirë.

“T’thomë drejtën, kom kalu shumë mirë edhe jom shumë i knaqun me intervistën. Madje edhe ai togeri m’dha shumë shpresë se, kur u kry intervista, dikun ka zgjatë 35 minuta”, raporton Nikçi.

“I kom bo… madje, mas tynev m’ka pyt edhe ça o definimi i pronës edhe m’tha dil prit përjashta nja pesë minuta. Kur prita unë, dul ai djali edhe m’çoi poshtë, tha…, m’pyti për… fillimisht e kom pas me shkrim edhe m’tha deri qitash je ma i miri. Tha përmi 90 për qind, tha je vlerësu, edhe edhe…”, vazhdon ai.

“Unë, besoj që osht punë e kryme, se qashtu m’ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtpërdrejt me Shpendin kom bisedu”, i thotë Grabovci.

“Po, nuk e kom mundu shumë, krejt katër, pesë vetë, s’ja kom dhon ma shumë, n’krejt Kosovën”, shton Grabovci.

“Ehë…, unë qata shpresoj shumë edhe deshta me t’falenderu, për shkak se unë e kom pas qysh me të thon edhe përgjegjësi edhe ndaj teje edhe ngarkesë…”, thotë Nikçi.

“Mu, m’kanë thanë po, edhe unë muj me pagu…, po a din mos osht herët, hahahah… veç mu… thjeshtë po thom, veç mu ndodh, farë, farë befasie…”, shton Grabovci.

Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me Avni Metajn. Metaj i thotë se është hapur një vend i mirë tek Ahmeti dhe e pyet se a mund të konkurrojë, Luan Loshaj.. Por, Grabovci i thotë se kurrkush nuk vije në shprehje para Fehmi Metajt.

Bashkëbiseduesi i thotë se ai nuk ka fakultet, por vetëm shkollë të mesme dhe se për atë pozitë duhet diplomë universiteti. Mirëpo, Grabovci thotë se diploma nuk është pengesë.

“Ka kunkuru, ka kunkuru, ni djalë, po, po na pëlqen me marrë edhe mendimin ton, n’çoftëse, na na…, lejon ti, nifarë forme. Me t’vërtet, gjatë, gjatë, fushatës familja e tij na, na ka dhanë votat edhe na kanë, na kanë…”, thotë Metaj.

“Osht ni, Luan Loshaj, i fshatit t-Carrabregit. Edhe me t’vërtetë, a din kisha pas qef, n’çofse nuk kish pas…”, vazhdon ai.

“Nëse, bahet, nëse osht ni ven ku ky Fehmia, Fehmi Mataj, nëse ka konkuru, nuk vjen kurrkush n’shprehje para tinaj”, ia kthen Grabovci.

“Ani, po ky Fehmi, nuk besoj që i plotëson kushtet, se aty duhet me pas nifarë diplome, Fehmia nuk osht i diplomum”, ia kthen Metaj.

“Ajo, hiç hiç, s’osht me rëndësi”, ia pret Grabovci.

Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni rreth këtij rasti.

Në përgjigjen e Policisë, thuhet se Policia e Kosovës ka qenë shumë transparente në procesin e rekrutimit të zyrtarëve policorë. Policia ka mohuar parregullsitë në rekrutim të policëve.

“Policia e Kosovës ka qenë shumë transparente lidhur me procesin e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policor sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

“Gjatë gjithë procesit të rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve të rinj, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes”, thuhet më tej në përgjigje.

Ato që janë thënë në bisedën e Adem Grabovcit me kandidatin për polic, Policia e Kosovës i konsideron pretendime plotësisht të pavërteta

“Ky proces ka qenë shumë transparent dhe është vlerësuar lart për mënyrën e menaxhimit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve më meritor, përderisa pohimet e pretenduara i konsiderojmë plotësisht të pavërteta dhe nuk dëshirojmë t’i komentojmë”, vlerëson Policia.

Zyra për Informim nuk heziton ta lavdërojë punën e shefit të tyre, duke thënë se me Shpend Maxhunin në krye të PK-së, ka pasur arritje të mëdha.

“Mund të theksojmë që nën udhëheqjen e z. Shpend Maxhuni, Policia e Kosovës ka shënuar arritje të jashtëzakonshme si në realizimin e objektivave të PK-së në mbajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti aspektin e zhvillimit dhe profesionalizimit të zyrtarëve policor përmes trajnimeve konsistente brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ku zyrtarët tanë policorë janë dekoruar edhe me çmime ndërkombëtare”, thuhet në fund të përgjigjes së Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës dhënë për gazetën Insajderi.
Biseda e parë

Grabovci: Alo.

Mataj: Alo, mirëmëngjesi o shef. Avni Mataj ktu. Ça i ki hallet, mos mos po t’shqetësoj?

Grabovci: Jo.

Mataj: Si je me shëndet? Familjen vetë?

Grabovci: Mirë valla.

Mataj: A po lodhi, a si po kaloni a?

Grabovci: Jo, jo kapak, kapak.

Mataj: Si shkojnë puntë? Krejt si jeni?

Grabovci: Nuk o keq.

Mataj: Nuk du me zgjatë ma shumë, se mos po t’marrë kohë, po e kom nifarë kërkese, t‘vogël, nashta ishalla nuk t’shqetësoj, te Ahmet Mataj o hap ni vend i punës, ku punon Ahmeti.

Grabovci: Po?

Mataj: Ka kunkuru, ka kunkuru, ni djalë, po, po na pëlqen me marrë edhe mendimin, mendimin ton, n’çoftëse, na na…, lejon ti, nifarë forme, me t’vërtet, gjatë, gjatë, fushatës familja e tij na, na ka dhanë votat edhe na kanë, na kanë…

Grabovci: Kush o ai?

Mataj: Osht ni, Luan Loshaj, i fshatit t-Carrabregit. Edhe me t’vërtet, a din kisha pas qef, n’çofse, n’çofse nuk, nuk kish pas…

Grabovci: Nëse…, nëse, bohet, nëse osht ni ven ku ky Fehmia, Fehmi Mataj, nëse ka konkuru, nuk vjen kurrkush n’shprehje para tinaj.

Mataj: Ani, po ky Fehmi, nuk besoj që i plotëson kushtet, se aty duhet me pas nifarë diplome, Fehmia nuk osht i diplomum.

Grabovci: Ajo, hiç hiç, s’osht me rëndësi.

Mataj: Jo a?

Grabovci: Se, me shkollë t’mesme osht, po po.

Mataj: Po.

Grabovci: (Nuk kuptohet)

Mataj: Tash, vallahin, nuk po di, tash edhe as unë… (nuk kuptohet)

Grabovci: Nuk po du me thon jo…

Mataj: Nuk ka thanë Fehmia kurgjo pra.

Grabovci: Qysh the?

Mataj: Fehmia, s’paska pa than kurgjo, se e disha që munet me kunkuru, se ka menu që duhet me kon me fakultet.

Grabovci: Jo m’ka thanë Fehmia.

Mataj: Po, a?

Grabovci: Hajt, t’kqyrum, kqyrum edhe dëgjohum na me telefon se (nuk kuptohet), se ka problem.

Mataj: Okej, okej pra, faleminderit shumë.

Grabovci: Hajde.

Mataj: Hajde, hajde.

Biseda e dytë

Nikçi: Alo, mirëmrama. Përshëndetje Adem. Gani Nikçi n’telefon.

Grabovci: Përshendëtje, Ganë.

Nikçi: Si je, a je mirë?

Grabovci: A je mirë?

Nikçi: Rahat, shnosh, po ju?

Grabovci: Si keni kalu?

Nikçi: T’thomë drejtën, kom kalu shumë mirë edhe jom shumë i knaqun me intervistë, madje edhe ai togeri m’dha shumë shpresë se, kur u kry intervista, dikun ka zgjatë 35 minuta.

Grabovci: Aha.

Nikçi: E si i numrova unë, afro 20 pyetje.

Grabovci: Aha.

Nikçi: I kom bo… madje, mas tynev m’ka pyt edhe ça o definimi i pronës edhe m’tha dil prit përjashta nja pesë minuta. Kur prita unë, dul ai djali edhe m’çoi poshtë, tha…, m’pyti për… fillimisht e kom pas me shkrim edhe m’tha deri qitash je ma i miri. Tha përmi 90 për qind, tha je vlerësu, edhe edhe…

Grabovci: Unë, besoj që osht punë e kryme, se qashtu m’ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtëpërdrejt me Shpendin kom bisedu.

Nikçi: Po a?

Grabovci: Po, nuk e kom mundu shumë, krejt katër, pesë vetë, s’ja kom dhon ma shumë, n’krejt Kosovën.

Nikçi: Ehë…, unë qata shpresoj shumë edhe deshta me t’falenderu, për shkak se unë e kom pas qysh me të thon edhe edhe… përgjegjësi edhe ndaj teje edhe ngarkesë…

Grabovci: Mu, m’kanë thanë po, mu m’kanë thanë po edhe unë muj, muj me pagu…, po a din mos osht herët, hahahah… veç mu… thjeshtë po thom, veç mu ndodh, farë, farë befasie…

Nikçi: Jo, jo, unë mos me pa ditë…, mos me pas shpresue, n’ty unë s’kisha hi ktu hiç.

Grabovci: Jo, jo…

Nikçi: Prej fillimit kur kom fol me Bajramin edhe m’ka majt, m’ka majt edhe shpresë, i thash edhe atij me ,me dal me ni performancë, sa ma t’mirë puna me pas edhe arsye (nuk kuptohet) edhe vërtetë, vërtetë intervista ka qenë, fenomenal ka qenë.

Grabovci: Ëhë…

Nikçi: Ai…

Grabovci: E mora vesh unë, e mora vesh.

Nikçi: E n’rregull, s’po t’marrë ma shumë kohë hiç, e di që je shumë i nxonën, ma bon hallall.

Grabovci: Kom bisedu unë, unë edhe me Sylën edhe Sylës i pata thanë, se e kryme osht, po mos i trego Ganisë le t‘mobilizohet, hahaha.

Nikçi: Po, po, baba, baba m’tha, baba m’tha mua kshtu, m’tha ta dish çka t’thotë Ademi, tha ti shko me to.

Grabovci: U bo, u bo.

Nikçi: S’po di çka me fol (nuk kuptohet).

Grabovci: U bo, u bo Ganë.

Nikçi: T’përshëndes shumë, faleminderit.

Grabovci: T’uroj suksesë a, edhe punë t’mbarë.

Nikçi: Faleminderit shumë, tung tung.

Grabovci: Hajt, hajt.

Biseda e tretë

Sylejman Selimi: A u lirut?

Grabovci: Jo, me me… menxi.

Sylejman Selimi: Hahahah…

Grabovci: Jo bre, erdhen…, pata me kta të Ambasadës.

Sylejman Selimi: Po a?

Grabovci: Bukur gjatë, qatu do çështje tuj diskutu, e s’mujsha tanj me me çu telefonin, se e shijsha se po m’thirrë, e…, unë bisedova me atë dostin.

Sylejman Selimi: Ëhë…

Grabovci: E qysh…, e sa kuptova unë, gjasat janë me e lanë krejt për vitin e ardhshëm.

Sylejman Selimi: Po a?

Grabovci: A, po kupton?

Sylejman Selimi: Po, se e ka thirrë ai, e ka thirrë ata me ja bo sigurimet apet.

Grabovci: A…? Po, a?

Sylejman Selimi: Po ajo osht procedurë, ky a s’o t’u e ditë a… osht t’u u bo qashtu, nuk pe di.

Grabovci: Po tash aty… ky pom duket se di tash unë, se di çka me të thanë, unë kom mendu që veç (nuk kuptohet) e ka, tash a ka diçka ma shumë, nuk e di. Sen s’jom ka muj me të thanë ma, a po kupton?

Sylejman Selimi: Qitash, qitash pe thirri unë, e po dal me pi kafe, e n’dash me ardh, shkojmë bashkë.

Grabovci: I thash unë, a dalum me pi ni kafe, a qysh po… tha edhe ai m’tha si po t’thirrë

Sylejman Selimi: Ani de, qitash pe thrras unë, e tanaj t’thirri.

Grabovci: E qysh të shihsh të arsyshme.

Sylejman Selimi: Jo po, shkojmë, shkojmë bashkë…

Grabovci: Ani shoqit. Ani shoqit.

Sylejman Selimi: Ani…

Grabovci: U bo, jaran. Hajt.

Biseda e katërt

Sylejman Selimi: Eeejjjj?

Grabovci: Hej, shoqit.

Sylejman Selimi: Hë…

Grabovci: N’kerr jom, tu ardh, poo…, veç, veç n’fillim duhet.

Sylejman Selimi: Po, a.

Grabovci: Vallahin, unë smuj, smuj m’i thanë, a din qëto…

Sylejman Selimi: E tash apet, duhet edhe niher me dal prej fillimi a?

Grabovci: Po de, po de.

Sylejman Selimi: Ani ani, që bahet ani, se ashtu-kshtu duhet me ja bo, po mos mos pom tradhton tani me…

Grabovci: Jo, jo, jo jo për ata thash, shumë kom qenë i qartë a din. Po beso tash, me ty, me ty… flas ndryshe, me…, s’po guxoj o burrë.

Sylejman Selimi: U bo, shef.

Grabovci: Besom.

Sylejman Selimi: Okej, okej, ani ani.

Grabovci: Jo, tha ma mirë qishtu, thash jo thash qishtu qysh thotë ligji, ma mirë, ligjin thash ru se gabon me…

Sylejman Selimi: Ani, ani, jo jo, aty s’ka lidhje, n’çoftës asi po, veç me…

Grabovci: Jo, jo qashtu, unë, unë…, n’kerr jom, a je aty?

Sylejman Selimi: Jo, jo, qikha te Albi jom, po…

Grabovci: Po.

Sylejman Selimi: Paj, qysh dush…

Grabovci: Qysh dush, ndash sot, ndash nesër e lajm.

Sylejman Selimi: Okej, ani kqyrim..

Grabovci: N’dash sot e lam.

Sylejman Selimi: Jo, jo, shihum nesër pra, se aty duhet me…, masi e vendosa sot, pe lam a po kupton.

Grabovci: U bo, u bo.

Sylejman Selimi: Ani, shoqi, ani.

Biseda e pestë

Grabovci: Alo.

Azem Syla: Daja, n’telefon.

Grabovci: Po, shoku dajë?

Azem Syla: A…. a…, a se ki qet numër a?

Grabovci: A? Jo tybe, jo qita jo, tjetërin…

Azem Syla: Aha, aha, a po, po.

Grabovci: Ça i ki puntë?

Azem Syla: Qe.

Grabovci: Kah je kshtu?

Azem Syla: O qe, jom dal prej fshatit.

Grabovci: Po a?

Azem Syla: Dajë.

Grabovci: He?

Azem Syla: a din për qatë emër që the sot, nuk kish kunkuru, a pe din.

Grabovci: Po.

Azem Syla: E veta, numrin e dokumentave ose dosjes e kish 50. Edhe n’KEK.

Grabovci: Ku?

Azem Syla: N’KEK, kish kunkuru.

Grabovci: A jo…, ato, ato as që janë marrë në shqyrtim.

Azem Syla: Ëhë, ëhë, pe di, se m’the.

Grabovci: T’thashë unë.

Azem Syla: M’the. Ka je kshtu ti?

Grabovci: Qitu…, kesh nifar debati n’televizion qaty, qitash me kta djemtë, n’qytet.

Azem Syla: Ani, jarani hajt niher a.

Grabovci: Hajt.

Azem Syla: Ça, mi bo pra kti, kti?

Grabovci: Jo valla, aty le ta harron, s’merrna me to unë.

Azem Syla: E gjetiu gjetiu s’bon a?

Grabovci: Jo, jo… duhet me kanë aty.

Azem Syla: Ëhë, ëhë…, hajt niher hajt.

Grabovci: Hajt, hajt.

Biseda e gjashtë

Grabovci: Alo.

Sylejman Selimi: Ku je o djalë?

Grabovci: Alo?

Sylejman Selimi: Syla jom, a je lodh?

Grabovci: Hej…, ku je komandant?

Sylejman Selimi: Po të thirri, e s’po ma çelë hej, hahahah…

Grabovci: Hahahah…, a t’poshtrit, e t’kqitit.

Sylejman Selimi: Hahahah…

Grabovci: (nuk kuptohet), ikët, m’lat vetun, uhh…, allahu ju marroft…

Sylejman Selimi: Hahaha…, a je gjallë?

Grabovci: O vallahin, vallahin, gjallë qishtu, n’luftë me tanë jom hi.

Sylejman Selimi: Hahahah…, jo bre mos ta nin, ti thirr najherë, kallxo, vet.

Grabovci: Jo, jo mirë osht, mirë osht, qysh je, a je mirë?

Sylejman Selimi: Mirë vallahin, mirë, gjallë.

Grabovci: A je lodh a jo?

Sylejman Selimi: Jo, jo kapak, dje jom kthy, se jom kanë n’Vjenë qatje.

Gabovci: Ej…, jo unë t’kom thirr unë disa herë, po n’atë tjetrin, t’kom thirr n’katërqindshin.

Sylejman Selimi: N’qita ti e ki, more burrë.

Grabovci: Paj, kta edhe ata unë…

Sylejman Selimi: Po de, aa… ata, qat ditë, (nuk kuptohet) qatë ditë e kom nal, tanaj t’kom thirr me qita, po s’ma çilshe.

Grabovci: A e ke nal, edhe kta.. ata a?

Sylejman Selimi: Veç e kom nal përkohësisht, a din se um lodhshin njerëzit t’um thirr.

Graovci: Ëhë.

Sylejman Selimi: Jo tu ma uru, jo qisi far pallavrash.

Grabovci: Qysh kalove, mirë?

Sylejman Selimi: Mirë, mirë.

Grabovci: Me shnetë, mirë?

Sylejman Selimi: Mirë, mirë.

Grabovci: Hej…

Sylejman Selimi: Hë…

Grabovci: Atjeee…, qysh osht? A po kthehet n’pikën fillestare?

Sylejman Selimi: Po, po, po. Po po.

Grabovci: E qita, a din se…

Sylejman Selimi: Po, po u kry, okej qashtu, jo n’fillestare po veç tash, qita çka jem, na jem t’partë tash.

Grabovci: Po a, ehhh…

Sylejman Selimi: Po, se ai (nuk kuptohet) si su shku ai dosti, me…

Grabovci: E kom çu, e kom çu guzhvë unë me ata, se di? A e din a jo?

Sylejman Selimi: Po more e di, e di, po se di vallahin mos t’ja, t’ja nxjerrin bishtin… (nuk kuptohet)

Grabovci: U bo, u bo.

Sylejman Selimi: A din ee…, kah Klina jom, masdite jom, n’Prishtinë.

Grabovci: Ani, unë kah 12 jom, n’ Lumbardh.

Sylejman Selimi: Ëhë…

Grabovci: Kom me shku niher kah Prizreni, tanaj 12 kom me dal n’Lumbardh. Ttani s’kom mo e kthena n’kit ana, dal n’Klinë a ku t’jesh, e pimë kaj kafe.

Sylejman Selimi: Okej, okej.

Grabovci: U bo, jaran, faleminderit shumë.

Sylejman Selimi: Hajde, tung.

Grabovc: Bisedë private.

Sylejman Selimi: Bisedë private.

Grabovci: Bisedë private.

Sylejman Selimi: Bisedë private.

Grabovci: Bisedë private.

Sylejman Selimi: Hajde, shyqyr, faleminderit.

Grabovci: U bo jaran, faleminderit shumë a, shumë faleminderit.

Sylejman Selimi: Kur dush um thirr, nestra jom ksajde.

Grabovci: Okej, okej, tung, tung. /Insajderi.com/