Dorëhiqen katër kryetarët e komunave serbe në Kosovë

Kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Dorëheqjet vijnë pas rritjes së taksës nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në Veri.

Loading...

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Rakiq e ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme qe serbët po mbajnë në këto momente në veriun e Mitrovicës.

Vendimi është konfirmuar gjatë mbledhjeve që janë duke u mbajtur në Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Mbledhjet janë zhvilluar me vetëm një pikë në rend të ditës, në lidhje me gjendjen politike dhe sigurisë.

Pas këtyre mbledhjeve, pasdite serbët nga veriu i Mitrovicës kanë paralajmëruar protest paqësore për të kundërshtuar sipas tyre presionin e institucioneve të Prishtinës të lidhura me taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia