Dorëheqjet e serbëve në veri, kjo është përgjigja e Qeverisë së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, mëngjesin e sotëm ka deklaruar se kryetarët e katër komunave serbe, do të japin dorëheqje dhe po ashtu edhe organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e masës doganore ndaj mallrave serbe.

Loading...

“Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia”, deklaroi Gjuriq.

Pas këtij deklarimi, dorëheqjen publike e ka bërë kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq shkruan Gazeta Blic.

Ai dorëheqjen e ka deklaruar në një seancë që po mbahet në Kuvendin e Mitrovicës.

Por përkundër kësaj zyra e kryeministrit thotë se nuk kanë informacione zyrtare për këtë vendim të serbëve.

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi duke fol për Gazetën Blic, ka thënë se nuk kanë asnjë informatë zyrtare, por se nuk besojnë se një gjë e tillë ka ndodhur.

“Jemi në takime që nga mëngjesi, por nuk kemi asnjë informatë zyrtare.Nuk besoj që ka ndodh një gjë e tillë” ka thënë shkurt Arifi për Gazetën.

Theksojmë se serbët në Mitrovicën veriore sot në orën 12:00 do të mbajnë një protestë për të kundërshtuar vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe./GazetaBlic/