Doni flokë të fortë dhe të shëndetshëm, ja përse duhet të provoni që tani serumin 100% natyral me hithra

Me siguri titulli i mësipërm ju ka bërë çudi, pasi kur flasim për hithrat gjëja e parë që na vjen në mendje është djegia e tyre, ose byreku i shëndetshëm i mamasë dhe gjyshes. Por përdorimet e mbretëreshës së bimëve mjekësore janë më të gjera se kaq. Para së gjithash, duhet të dini që hidhtra është një depo e vërtetë vlerash ushqyese si : vitaminë A, B dhe C, hekur, silic, kalcium, zink, magnzes dhe kalium, acide fenolike, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore etj, që çhelmojnë trupin nga metalet e rënda, parandalojnë formimin e gurëve në veshka, trajtojnë infeksionet urinare, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak etj. Mirëpo hithra është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për shëndetin e flokëve, sidomos nëse keni probleme me rënien e tyre, apo ju yndyrosen shumë shpesh.

Rënia e flokëve është një proces mëse normal, por nëse vini re se çdo ditë humbni tufa qimesh gjatë krehjes, e jo vetëm, duhet të mendoni seriozisht për një zgjidhje. Përdorimi i tharëses dhe piastrës, dekolorimi apo edhe ekspozimi i tepruar në diell dobësojnë folikulat e flokëve, të cilat si pasojë këputen më shpejt se zakonisht. Për këtë arsye ju propozojmë të përgatisni një serum për flokët. Vini në zjarr 500 ml ujë dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Më pas shtoni një tufe gjethe hithre dhe vazhdoni zierjen për 10-15 minuta të tjera. Më pas filtrojeni dhe shtoni 1 filxhan çaj uthull molle. Aroma e rëndë mund të mos ju pëlqejë të gjithëve kështu që mund t’i hidhni disa pak vaj esencial. Serumin e mësipërm mund ta përdorni çdo ditë mbi flokë të thatë duke sprucuar pak tek rrënja dhe maja, ose pas dushit duke masazhuar gjithë gjatësinë e flokëve. Do të habiteni me rezultatin.