Doneri u lirua në një cent, ndërhyn Policia pas vërshimit të turmave (Video)

Policia gjermane në qytetin Osnabruck është dashur që të ndërhyrjnë në turmën e madhe të krijuar para një lokali ku po shitej doner me një çmim tejet të lirë – një cent një doner.

Loading...

Dy orë para se lokali të hapej ishin mbledhur diku rreth 150 njerëz që po prisin të përfitojnë nga kjo ofertë, raportojnë mediat gjermane.

Përveç këtij çmimi, paratë e fituara nga shitja e donerëve do të dhuroheshin për fëmijët në nevojë.

Aty ishte e nevojshëm edhe ndërhyrja policore, për shkak të turmës së madh të njerëzve dhe padurimit që të hynin në lokal.

Megjithatë të arrestuar nuk pati, transmeton Gazeta Metro.