Domein “.app” tani pronë e Google

Listës së domeinev si “.how”, “.soy”, “.minna”  pronë e Google tani ju shtua edhe domeini .app. Kompani e njohur botërore Google arriti ta blej këtë domein për 25 milion dollarë duke ofruar kështu një çmim më të lartë se konkurrentët e tjerë.
Që në momentin që ICANN, kompania që merret me mbikëqyrjen e domeineve në të gjithë botën, vendosi të zgjeronte numrin e TLDs (domeinet e një niveli të lartë), shumë kompani u përpoqën të marrin në pronësi këtë domein, duke ofruar shuma të ndryshme. Microsoft aplikoi për domeine si  “.Ëindoës”, “.Xbox” dhe “.Skype”, ndërsa Amazon bleu domeinin “.buy” për 5 milionë dollarë. Deri tani, vetëm Google ka paguar më shumë për një domein.