Dogjën pyllin duke gatuar në skarë, dënohen me 13 milionë euro

Dy të rinj 20-vjeçarë janë dënuar me 13 milionë e 542 mijë euro pasi janë shpallur fajtor se kanë provokuar një zjarr në dhjetor të vitit të kaluar në Komo të Italisë ku u dogjën 110 prej 1000 hektarëve pyll.

Zjarri filloi nga një shpërthim për të prodhuar thëngjij, u përhap në mesin e malit dhe arriti edhe disa nga banesat, përfshirë një stan, ku kishin ngordhur si pasojë e zjarrit, thuajse të gjitha kafshët.

Dy miqtë ishin në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre, bashkë me miq të tjerë, për të festuar fundin e vitit.

Megjithatë, dënimi mund të rritet, pasi paralajmërohen të tjera ankesa nga ana e prokurorisë.

Sipas legjislacionit italian, dënimet jepen në varësi të hapësirës që digjet. Ato nisin nga 118 deri në 593 euro për çdo metër katror.