I DOGJËN MAKINËN, KUSH ËSHTË 23-VJEÇARJA, PRONARE E ‘SMART-IT’ (FOTOT)

Zbulohet kush është 23-vjeçarja nga Bilishti të cilës iu dogj makina mbrëmjen e kaluar.

Loading...

Pronarja e makinës është Deizi Arapi, banuese në qytetin e Bilishtit.

Ngjarja  ka ndodhur rreth orës 20:00, kur automjeti tip ‘Smart’ me targa AA 311 JI është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, makina ishte e parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht.

Nga informacionet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.