Djali tenton ta godasë babanë me thikë në Rahovec

Është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje verbale, me një thikë kuzhine kishte tentuar ta godasë babanë e tij, raporton Policia e Kosovës.

Loading...

Rasti ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit në orën 14:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Nga raporti i Policisë nuk dihen se cilat ishin motivet e këtij konflikti.