Babai i 17-vjeçarit që u gjet i vdekur në pranë urës së Dragotit ka treguar personin për të cilin dyshon se i ka vrarë të birin. Arjan Rizallari shprehet se djali i tij Matia nuk është nisur për t’u larë në Vjosë, por e ka vrarë shoku tij, Egliter Dosti.

Ai shton më tej se personi me të cilin shoqërohej i biri është Egliter Dosti, 25 vjeç. Sipas Rizallarit, Dosti është një ish-ushtar me pagesë i akuzuar për dezertim.

Djali im shoqërohej me Dostin. Ai ma ka vrarë djalin. Matia nuk u nis për t’u larë në Vjosë. Egli është larguar për në Sarndë ditën që humbi im bir,”- mësohet të jetë shprehur Rizallari.

Ajo ç’ka e bën më të dyshimtë këtë fakt është fakti që 25-vjeçari është larguar drejt Sarandës, ditën që ka humbur adoleshenti.

Matia Rizallari kishte humbur kontaktet me familjarët e tij më datë 8 të këtij muaji dhe mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur pranë urës së Dragotit. Sipas informacioneve paraprake u raportua se Rizallari kishte dalë për t’u dalë në lumin Vjosë.

Ndërkohë djali që babai i Rizallarit dyshon se e ka vrarë është shoqëruar në polici.