Veljko Raznatoviç, djali i kriminelit serb Arkan, do të ndeshet në fund të muajit me boksierin kosovar, Petrit Mazrekaj.

Tashmë ky duel po pritet me padurim nga adhuruesit e boksit në Kosovë dhe jo vetëm, ky duel ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm për shkak të rrethanave historike, shkruan Reporteri.net

Raznatoviç, 22 vjeçar, do të jetë promoter në Ditën Ndërkombëtare të Boksit, i cili do të mbahet në Sheshin e Kuq në Moskë më 21 dhe 22 korrik.

Boksieri serb është ftuar nga Federata e Boksit të Rusisë për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha të boksit që mbahet në kryeqytetin rus.

Asaj çka mediet serbe i kanë dhënë theks është se në këtë ngjarje të rëndësishme të boksit do të jetë i pranishëm edhe aktori nga filmi i famshëm “Rocky Balboa”, Sylvester Stallone.

Mediet serbe aludojnë në një takim ndërmjet boksierit serb dhe aktorit me famë botërore, me ç’rast do të ketë mundësinë edhe të stërvitet me të.

Madje edhe vet boksieri serb është shprehur i entuziazmuar dhe i emocionuar që do të jetë pranë yllit hollivudian.

“Kurrë nuk jam ndier kështu, po dridhem dhe mezi po pres që të takohem me Johnsonin dhe Stallonen”, ka thënë boksieri serb./Reporteri.net/

No tags for this post.