Ditë vendimtare për futbollin botëror, sot zgjedhjet presidenti i FIFA-së

Sot është një ditë vendimtare për futbollin botëror. Takimi është për pasditen e vonë. Në selinë e FIFA-s në Zurich 209 delegatët e 209 Federatave anëtare të FIFA-s do të votojnë për zgjedhjen e presidentit të ri të organizmit maksimal të futbollit botëror.

Nuk kanë mjaftuar skandalet që kanë tronditur mbretërimin e Blatter, nuk mjaftuan as arrestimet e FBI. Do të votohet, dhe emri që do të dalë nga Kongresi do të marrë një mandat deri në 2019. Dy janë kandidatët. Joseph Blatter, 79 -vjeçari zviceran dhe princi jordanez, Ali Bin Al-Husein, djali i tretë i Mbretit Hysein të Jordanisë. Për të fituar zgjedhjet nevojitet një mazhorancë e 2/3 të 209 votuesve, më saktësisht 140 vota, por nëse do të ketë një votim të dytë për të zgjedhur presidentin e ri do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 105 votash.

Të gjitha prognozat të cojnë një drejtim, Sepp Blatter do të zgjidhet në votimin e dytë si Presidenti i FIFA-s.