Ditë acari, temperaturat sot pritet të jenë shumë të ulëta

 

Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHKM./Express/