Nëpër shkollat e fshatrave të Skenderajt në vazhdimësi po bie numri i nxënësve dhe si pasojë e rëniës së numrit është migrimi, ku shumë familje nga fshatrat të Skenderajt po migrojnë drejt qyteteve të ndryshme, ndërsa qyteti më i kërkuar është Fushë Kosova, shkruan Drenica Press.

Por përveç migracionit, në Skenderaj ka edhe emigrim, ku brenda vitit 2018 një numër i konsidërueshëm i familjeve kanë marrë rrugën e gurbetit drejt shteteve të Europës e poashtu dhe numri i vogël i natalitetit, konsiderohen disa nga faktorët kryesor për rënien e numrit të nxënësve.

Pikërisht si shkak i zvoglimit të numrit të nxënsve po e dërgon drejtë mbylljes edhe  shkollen fillore të mesme e Ulët “Migjeni” në fshatin Kllodërnice të komunës së Skënderaj, transmeton Drenica Press.

Kjo shkollë mund të mbyllet pas disa viteve për arsye të numrit të vogël të nxënësve.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle Abedin Abazi, numri i nxënësve po zvogëlohet vazhdimisht. “Kemi vetëm 13 nxënës në klasën e parë dhe 180 nxënës në total. Kemi pasur gjithmonë më shumë se 600 nxënës”u shpreh ai. Poashtu ai shtoi se, në vitin 2000 kjo shkollë ka pasur 580 nxënës. Po të shikojmë gjeneraten e vitit 2005/6,që i bije fëmijë te lindur gjatë vitëve 1998/99, vetëm në klasë te parë kanë qenë 49 nxënës. Gjatë vitit shkollor 2006/7, fëmijë të lindur në vitin 2000 pas luftës në Kosovë në klasë te parë kanë qenë 74 nxënës, qê është dukshëm numër me i lartë nga 13 që janë sot. “Kjo shkollë ka pasur deri në 47 punëtor, numri i nxënësve ka qenë gjithherë i lartë. Nëse bëjmë krahasime nuk guxojmë ta mendojmë por kushtet, rrethanat kanë bërë që të jetë ky numer” ka thënë Fetah Kajtazi ish drejtor i shkollës. Në lidhje më mbylljen e shkollës, drejtori nuk e mohon një gjë të tillë. “Edhe mund të ndodhë, duke e parë këtë ulje të vazhdueshme, mirëpo që nuk është duke ndodhur vetëm tek ne por në çdo shkollë në veçanti në fshatra. “Migrimi i popullsisë nga fshati në qytet poashtu edhe largimi nga Kosova ka bërë që ky numër të jetë i vogël. Por edhe nataliteti i vogël padyshim që është një faktor i rëndësishëm”,u shpreh drejtori i shkollës. Kjo shkollë është hapur në vitin 1945 dhe nuk është mbyllur edhe në kohë lufte, nga kjo shkollë kanë dalë shumë doktor, profesor, artistë duke përfshirë të gjitha fushat… Shkruan Albijona Hoxhaj/Drenica Press (Studente e vitit të parë në degën e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”