Disa fshehtësi për shkëlqimin e flokëve tuaja

Flokët e thata dhe të rralla nuk janë vetëm problem estetik, por mund të jenë edhe simptomë e mungesës së përbërësve të domosdoshëm ushqyes. Kuptohet se kujdesi adekuat është i nevojshëm, por është shumë me rëndësi që të ushqeni flokët tuaja nga brenda.

Loading...

Ju paraqesim ushqimet përmes së cilave flokët do të duken të plota dhe do të shkëlqejnë.

Karota
Perimet e pasura me vitaminë A nuk janë të shëndetshme vetëm për sytë. Karota është e dobishme edhe për flokë të shëndosha, të forta dhe që shkëlqejnë. Kështu që, nëse dëshironi flokë të shëndosha, është koha që të konsumoni ushqim të pasur me proteina, pemë dhe perime, drithëra integrale, fasule, peshk dhe produkte qumështore joyndyrore.

Kumbulla të thata
Nëse flokët u bien, atëherë organizmi juaj ka nevojë për hekur. Në ushqimin tuaj të përditshëm, përfshini kumbullat e thata, të cilat dukshëm do ta përmirësojnë kualitetin e flokëve. Ekspertët rekomandojnë edhe konsumimin e perimeve të gjelbra dhe panxharit.

Tërshëra
Është e pasur me fibra ushqyes që i shërbejnë shëndetit të zemrës dhe zorrëve, ndërsa tërshëra përmban përqendrim të lartë edhe të nutricientëve esencialë, si zinku, hekuri dhe acidet omega-6-yndyrore, të cilët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe rritjen e flokëve.

Bizelja
Përmban sasi të baraspeshuar të vitaminave dhe mineraleve, si hekur, zink, dhe vitamina të grupit B, të cilat janë të domosdoshme për flokë të shëndosha.

Maskat natyrore për lëkurë të dëmtuar
Ju nevojitet vaj i bajames, ullirit, ricinit dhe trëndafilit. Përzieni nga dhjetë lugë të vajit të bajames, ullirit dhe ricinit, dhe një lugë vaj trëndafili. Këtë përzierje vendoseni në flokë para gjumit, mos i lani, por lëreni që të veprojë gjatë natës. Në mëngjes flokët lajini me shampon neutral.

Për forcimin e rrënjëve
Flokët mund t’i forconi me këtë maskë: e verdhë e vesë, gjysmë luge e vogël rum dhe dy lugë vaj ullirit, përzieni dhe vendosni në flokë. Lëreni të veprojë gjatë natës, ndërsa në mëngjes flokët lajini me kamomil.

Për flokë të çelëta
Keni flokë të çelëta, shkëlqimin do ta ktheni nëse në shampon shtoni vaj eterik të rozmarinës ose nëse i lani me çaj të rozmarinës (Vajin eterik gjithmonë përdoreni në sasi maksimale deri në 24 pika në një decilitër të përbërjes tjetër).

Për flokë të errëta
Flokët e errëta kërkojnë trajtim tjetër. Atyre do t’ua ktheni shkëlqimin me anë të maskës së përgatitur nga dy të bardha të vesë dhe një filxhan kafe të zezë. Përzierjen vendosni dhe shpërndajeni në gjitha gjatësinë e flokëve. Lëreni të veprojë dhjetë minuta, deri në gjysmë ore. Pas kësaj, lajini flokët me shampon.

Kundër rënies
Në shamponin tuaj shtoni disa pika vaji eterik të livandës ose jaseminit.