Përplasje me policinë për të kundërshtuar shembjen e banesës, skenari duket i njëjtë, por për efektiven Blerta Dervishi, situatat janë të ndryshme. Pamjet e pak kohëve më parë, ndërsa punonjesja e policise Blerta Dervishi përplasej me kolegë të saj policë duke kundërshtuar shembjen e banesës së saj bënë xhiron e mediave apo rrjeteve sociale, ndërsa sot situata është krej tjetër.

Blerta Dervishit, këtë herë nën uniformën e policisë, i është dashur të përballet me banorë të Bregut të Lumit, të cilët, ashtu sikundër vetë ajo pak kohë më parë, sot kundërshtojnë të dalin nga banesat e tyre.

Në videon e publikuar nga “BalkanWeb” shihet punonjësja e policisë Blerta Dervishi, e rreshtuar krah kolegëve të saj, duke mbrojtur rendin në zonën e Bregut të Lumit e duke mos lejuar banorët të hyjnë në banesat e tyre, të parashikuara për të shembur, pasi preken nga projekti i Bulevardit të Ri.