Aktorët e famshëm, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren, janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv.

Skenarist është Ken Sanzel.

Laundgren do ta luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së UN-së, ndërsa personazhi i tij është përshkruar si një ekip një-anëtarësh i SWAT si dhe negociator i pengjeve. Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.

Producentë ekzekutivë janë edhe Tony Krantz, partneri i Stallones nga Balboa Productions, Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.

Stallone dhe Lundgren për herë të parë bashkëpunuan në “Rocky IV” duke i luajtur rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”. Kohëve të fundit, ata i reprizuan rolet e Rockyt dhe Dragos në spin offin “Creed II”.

Të dy u shoqëruan edhe jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger po shoqëroheshin në Los Angeles.