Një veturë është kapluar nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova” afër urës së Obiliqit.

Lexuesit e Klan Kosovës e kanë dërguar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet duke dalë shumë tym nga vetura, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.