Digjet vetura midis rrugës

Një veturë është djegur në magjistralen nga Prishtina që çon në Pejë dhe Prizren, saktësisht në afërsi të fshatit Balincë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar videon ku shihet vetura duke u djegur, por edhe shihet se në vend të ngjarjes kanë arritur edhe policia.

Kjo ka ndodhur saktësisht tek kryqi ku ndahet rruga për Pejë dhe Prizren, në afërsi të fshatit Balincë. Kështu tha dëshmitari i rastit për Express.

Kjo është video e djegies: