Digjet tërësisht autobusi i turistëve në afërsi të Shkupit

Autobusi që u dogj në afërsi të Kondovës kishte qenë autobus turistik që po shkonte në autostradën me drejtim nga Saraji për në Vizbeg. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes të cilët kanë biseduar me shoferin e autobusit, shkak për këtë gjë ka qenë prishja e motorit.

Loading...

Shoferi kishte arritur të ikë me kohë nga autobusi i cili nuk ka qenë i mbushur me udhëtarë.

Shoferi nuk ka mundur të bëjë asgjë përveç se të thërrasë ekipin e zjarrfikësve i cili ka arritur afro 10 minuta pas denoncimit. /SHENJA/