I digjet stalla e bagëtive, raportohen 5 mijë euro dëme

Një stallë në fshatin Prekollukë të Deçanit, ka marrë flakë mëngjesin e 5 tetorit.

Loading...

Policia e Kosovës njofton se ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura stallën e tij e kishte kapluar zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 5 mijë euro. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.