Digjet një veturë në Mitrovicë

Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në Mitrovicë, përkatësisht, afër Urës së Ibrit.

Sic shihet në këto pamje të dërguara nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, vetura është djegur pothuajse tërësisht.

Për të shuar zjarrin, njësia e zjarrfikësve ka intervenuar.

Nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/