Digjen tri shtëpi në qendër të Klinës, vonohen zjarrfikësit

Foto ilustrim

Në orët e pasdites së sotme tri shtëpi janë përfshirë nga zjarri në qytetin e Klinës.

Indeksonline mëson se në fillim flakë ka marrë një depo e vogël, ndërsa si pasojë e vonesës së zjarrfikësve edhe tri shtëpi që gjendeshin afër kanë filluar të digjen.

Loading...

Fatmirësisht nuk ka pasojë në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materaliale.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit./Indeksonline/